Debatet mes Eglit dhe Gjestit nuk po ndalen as pas spektaklit të djeshëm, madje tensionet mes tyre kanë arritur deri në fyerje.
Sot, Gjesti ka pasur një përplasje të ashpër me Eglin, duke e akuzuar se po përpiqet ta nxjerrë keq në publik, sikur ai ka qenë shkaktari i gjendjes së saj të rënduar emocionale dhe largimit të saj nga shtëpia. Situata degradoi kur ai iu drejtua me fjalët “Moj psikopate”.
Në debat, Gjesti pretendoi se Egli është rikthyer në shtëpi vetëm sepse nuk i ka pëlqyer mënyra se si është parë nga publiku jashtë:
“Mbaje gojën, mos akuzo që të kam sëmurë unë. E ke pa veten atje jashtë, s’të ka pëlqyer vetja dhe erdhe të më sulmoje mua.”
Nga ana tjetër, Egli e akuzoi Gjestin se e ka përdorur për interesat e tij dhe më pas e ka larguar kur nuk i është dashur më:
“Sa herë që unë shihja punën time, ti vije më puthje, më përqafoje, dhe më pas më thoshe, ‘Më bezdis. S’të dua.’ Kur doja të distancohesha, ti nuk më lëje, më thoshe ‘hajde këtu’ dhe e dije që do vija, sepse të kam dashur. Por s’ke për ta dëgjuar më kurrë që të dua.”
Përplasja mes tyre u tensionua edhe më shumë kur Gjesti, i irrituar, e akuzoi Eglin se ajo vetë ishte përgjegjëse për situatat që i kishin ndodhur në shtëpi:
“A jam unë fajtor për ato që ke bërë ti këtu? O psikopate, nuk të kam sëmurë unë, nuk të kam detyruar të vjellësh, ti e ke bërë vetë këtë gjë. Të ka ardhur dhe motra, të ka thënë ‘ndalu’!”