Gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP Albania, Egli dhe Gjesti patën një përballje të hapur për raportin e tyre, ku Egli shprehu pakënaqësitë ndaj tij.
Mirëpo, opinionisti Arbër Hajdari e cilësoi këtë si një përpjekje të qëllimshme për ta nxjerrë Gjestin keq para publikut, duke thënë: “Që ka hyrë enkas për ta nxjerrë Gjestin keq, kjo është e qartë.”
Kjo deklaratë e tensionoi debatin, dhe Egli reagoi menjëherë duke thënë: “Mos ja fut kot o Arbër.”
Në atë moment, opinionisti nuk e priti mirë këtë përgjigje dhe iu drejtua ashpër: “Mos ofendo!”
Situata u bë virale në rrjet, ndërsa ka pasur edhe reagime nga jashtë. Aktori Jul Deda komentoi në InstaStory këtë përplasje, duke shkruar:
“Më i durueshmi aty, më rezulton të jetë @arberhajdari. Çohet Egli dhe i thotë ‘ja fut kot ti’. Ofendimi në zenit dhe edukata left the chat.”