Rikthimi i Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga temat më të diskutuara, dhe së fundmi, G Bani ka ndarë mendimin e tij rreth kësaj çështjeje në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron.
Ai foli hapur për dinamikën mes Eglit dhe Gjestit, duke theksuar se Egli ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e saj brenda lojës.
“Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin.’“, tha G-Bani.
Kur u pyet pse e ka këtë vëmendje të veçantë ndaj Eglit, ai sqaroi:
“Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.“