Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po përgatiten të bëhen prindër për herë të dytë, duke ndarë me ndjekësit e tyre emocionin e këtij momenti të veçantë.
Çifti ka publikuar një video në Instagram, ku zbulojnë se do të mirëpresin një djalë, të paktën këtë na la të kuptojmë zemra ngjyrë blu e vendosur në postim.
Në pamjet e ndara, Einxhel dhe Dagz shfaqen të lumtur dhe të emocionuar, ndërsa festojnë këtë lajm të bukur me ndjekësit dhe familjarët e tyre.
Lajmi i shtatzënisë së dytë të Einxhelit është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e mbështesin çiftin që prej historisë së tyre të dashurisë në Big Brother VIP Albania.
Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, duket se familja e tyre po zgjerohet edhe më tej me një tjetër bekim.