Tensionet mes Eglit dhe Gjestit vazhduan edhe brenda pas spektaklit të djeshëm.
Pavarësisht se Egli është shprehur disa herë se rikthimi i saj nuk ka të bëjë me Gjestin, duket se përplasjet mes tyre nuk kanë të ndalur.
Gjatë një debati të ditën e sotme, Egli i është drejtuar Gjestit me këto fjalë:
“Shih punën tate, s’po të bëj asgjë. Kam ardhur për veten time. Kam ardhur si ditën e parë këtu, pa marrë veten në qafë. Kam ardhur për familjen time dhe për veten time. Dua të dal me dinjitet nga këtu, jo ashtu si dola. Dua ta dua veten time të parën, se nuk jam unë ashtu. Kaq!”
Megjithatë, ajo e akuzoi Gjestin se po e pengon në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, duke shtuar: “Tani që po e bëj këtë, ti s’po më lë rehat.”