Në mbrëmje, Egli dhe Danja nisën të vallëzonin në oborr nën tingujt e një muzike të qetë.
Disa banorë i vëzhgonin me buzëqeshje, ndërsa Gjesti qëndronte më i tërhequr, duke i parë me një vështrim të tensionuar.
Pas pak, ai theu heshtjen me një deklaratë të ashpër: “Kam me ju shkatërru ren”, duke vazhduar më tej: “Një nga një do t’ju paloj ren. Kam me ju dridh, kam me ju shkatërru, pasha Allahun. S’ka mëshirë hiç, zero, zero.”
Reagimi i tij shkaktoi habi mes banorëve, të cilët mbetën të shtangur nga fjalët e rënda.
Kjo përplasje vjen pas tensioneve të vazhdueshme mes Gjestit dhe Eglit, veçanërisht pas deklaratës së tij gjatë spektaklit të fundit, ku tha se pas lojës “S’ka me ma pa surratin”. Egli nuk e fshehu zhgënjimin, por u shpreh se nuk ishte e befasuar.
Që nga rikthimi i saj, dyshja nuk janë përballur drejtpërdrejt, por me deklaratat e fundit të Gjestit, tensioni mes tyre është bërë edhe më i dukshëm.