“Bisha” – Zbulohet i dashuri i Xhenetës pas ndarjes nga Gjesti (Foto)

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, po shijon pushimet në Dubai.

Mirëpo sipas IndeksOnline, modelja nuk është vetëm, por shoqërohet nga partneri i saj i ri, i cili ka inicialet R.A.

Dyshja kanë ndarë foto nga i njëjti vend në Dubai, duke lënë të kuptohet se po kalojnë momente të bukura së bashku.

Gjithashtu, një detaj që ka tërhequr vëmendjen është fakti se “Bisha”, siç quhet i dashuri i saj, të paktën në rrjetet sociale, e ndjek Xhenetën në Instagram, ndonëse ai vetë nuk ndjek shumë persona të tjerë.

Kjo romancë vjen pas ndarjes së Xhenetës nga Gjesti, duke e bërë jetën e saj sentimentale një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.