Pas rikthimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndryshuar qasjen ndaj banorëve, veçanërisht ndaj Gjestit.
Ky ndryshim vjen pas kohës që kaloi jashtë shtëpisë për arsye shëndetësore, duke e shtyrë të rifutet për të përmirësuar imazhin e saj dhe për të vazhduar garën për çmimin e madh.
Në një bisedë me konkurrentët, Egli theksoi se tani do të fokusohet tek vetja dhe do ta vërë veten në rend të parë. Ajo shpjegoi se ka kuptuar se si mund të ndryshojë për një periudhë kaq të shkurtër, duke u shprehur se gjithçka që ka ndodhur deri tani ka qenë pjesë e një procesi mësimi dhe reflektimi.
Ndërkohë, Gjesti i është përgjigjur asaj me një këngë, duke e kritikuar për ndryshimin e saj, duke thënë:
“Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim.”
Egli, nga ana e saj, iu drejtua duke thënë:
“Ti në koshiencën tënde dhe unë në koshiencën time i dimë të dy se çfarë gabimesh janë bërë, unë vazhdoj rrugën time me shumë vështirësi deri në fund.”
Në përgjigje, Gjesti i tha:?
“Ti the vazhdo tënden, unë timen, a the kështu. Në rregull, unë sërish e bëj timen, gjej kohë që të flas.”
Përfundimisht, Egli ka treguar se nuk do të jetë më e përfshirë në raportin me këngëtarin, duke shfaqur vendosmëri për të vijuar rrugën e saj pa u ndikuar nga e kaluara.