Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me procesin e votimit në spektakël.
E ftuar në një intervistë së fundmi, ajo ka folur për dinamikat brenda shtëpisë dhe për impaktin e formatit te publiku.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një zbulim mbi shumat e mëdha të parave që lëvizin për eliminimet më të forta.
“Ka raste që në eliminime të forta shkon deri në 150 mijë, 200 mijë euro”, duke lënë të kuptohet se i referohet nominimit Gjesti-Drilon.
Olsa zbuloi gjithashtu se është e pamundur të eliminohet një banor padrejtësisht, duke gënjyer për votat, pasi patenta e spektaklit e ndalon kategorikisht këtë.