Largimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe kalimi i tij në Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh në rrjet dhe media.
Për herë të parë, Olsa Muhameti, autorja dhe producentja ekzekutive e BBVK, ka reaguar mbi këtë situatë, duke bërë disa deklarata që kanë surprizuar publikun.
Në një intervistë të fundit, Olsa sqaroi se largimi i Gjestit nuk ishte një vendim i produksionit, por një rezultat i votimit të publikut.
“Gjestin nuk e nxorëm ne si produksion, por e nxori publiku. Nuk është se ai iku nga programi apo nuk e mbajtëm dot, por sepse publiku nuk e deshi,” – u shpreh ajo, duke nënvizuar se gjithçka ishte në dorë të shikuesve.
Një nga detajet më interesante që ajo zbuloi ishte fakti se, sipas kontratës, Gjesti nuk mund të largohej vetë nga programi, por produksioni vendosi ta lejonte.
“Me kontratë nuk mund të largohej, por ne e lejuam të largohej.”
Megjithatë, ajo nuk e fshehu habinë e saj për faktin që Top Channel e pranoi Gjestin në BBVA:
“Nuk e prisja që Gjestin të ma merrte Topi.”
Më tej, Olsa u shpreh e bindur se Gjesti nuk mund të shpallet fitues i Big Brother VIP Albania, duke theksuar se ai nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga publiku shqiptar.
“Shoh personazhet e tjerë dhe them hajde se po bëj një sy qorr (që të fitojë Gjesti). Kur shoh personazhet e tjerë, pastaj them, po si mund ta fitojë ai në krahasim me këtë?”
Sipas saj, Gjesti ka një bazë fansash, por ata nuk janë të mjaftueshëm për ta çuar drejt fitores.
“Unë e njoh shumë mirë Gjestin, nëse tjerët nuk i njoh, Gjestin e njoh, sepse e kam pasur produkt timin, ne e nxorëm dhe në këtë pikë bashkuar dhe votat, produksioni mund..unë nuk e di kë do, por Gjesti nuk ka vota. Mund të ketë një bazë fansash adoleshentësh, por edhe ata nuk janë agresivë.”
Producentja e BBVK tha se, nëse do të ishte në vend të Top Channel, do ta kishte përdorur situatën në avantazh.
“Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu, unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, sepse unë kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA” për shumë arsye”
Por ajo theksoi se Gjesti nuk mund ta fitojë BBVA për shumë arsye, pasi ai është i njëjti lojtar si në BBVK dhe nuk ka mundur të tregojë diçka të re.
“Gjesti erdhi nga problemet e veta të rehabilitimit, e morëm ne dhe ia dhamë dorën, u lut shumë, por nga ana tjetër edhe na pëlqeu. E mësuam si të bënte këtë lojë që bëri, të cilën po e bën tërësisht të njëjtë edhe aty ku është.”
Olsa përfundoi duke thënë se Gjesti duhet të ndihmohet për t’u ngritur më lart, pasi deri tani nuk ka arritur ta bëjë këtë.