Që pas rikthimit në Big Brother VIP Albania, Egli Tako duket qartë se ka ndryshuar strategjinë e saj të lojës.
Ajo ka adoptuar një qasje të re, duke vendosur të fokusohet më shumë tek vetja.
Një nga gjërat që Egli po bën më shpesh tani është këndimi, një pasion i saj që duket se e shpreh më lirshëm në këtë fazë të lojës.
Së fundmi, ajo u pa duke kënduar me Kellyn, por ajo që ka marrë vëmendje ishte reagimi i çuditshëm i Gjestit.
Teksa dëgjonte Eglin duke kënduar, Gjesti qëndroi për disa sekonda pa lëvizur, i habitur, dhe më pas lëvizi kokën dhe puliti sytë në mënyrë të çuditshme, si për të shprehur një lloj befasie ose dyshimi.
Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reagim simbolik ndaj ndryshimit të Eglit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një moment të pastër humori. A do të ndikojë ky ndryshim në raportin mes tyre? Mbetet për t’u parë!