Pak ditë më parë, një video nga “Big Brother VIP 4” u bë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta.
Në pamjet e publikuara, Rozana u pa teksa hynte në dhomën e dëshirave, ku dikush e priste brenda. Ky moment nxiti spekulime të shumta nga ndjekësit, duke e bërë videon një nga më të komentuarat në rrjet.
Sot, gjatë emisionit “Fan Club”, u sqarua njëherë e mirë e vërteta e këtij momenti, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet. Personi që priste Rozanën në dhomën e dëshirave ishte psikologia e “Big Brother VIP 4”, Jorida Rustemi.
Rustemi, e ftuar në studion e “Fan Club”, u shpreh:
“Shikoni pak profilin tim se e keni aty. Ka shumë polemika dhe shumë diskutime, çfarë po bëhet dhe çfarë po ndodh? Po e thoja edhe më herët, kuptojeni, është në interesin tonë të parë që të gjithë banorët të jenë mirë. Ndaj, sa herë kanë ngarkesa, sa herë unë e gjykoj si shikuese e thjeshtë, por edhe si bashkëpunëtore me produksionin, se dikush ka nevojë të rishikohet apo të bëhet një bisedë se ku jemi apo mekanizmat motivues, apo kur produksioni e gjykon të arsyetueshme pasi është 24/24 me më tepër se dy stream, e pastaj kur banorët e kërkojnë vetë, unë jam atje. Kam qenë atje edhe në 12 të natës, në 2, në 4, edhe në mëngjes.”