Një situatë e papritur dhe komike ka ndodhur sot në mëngjes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Si pjesë e një sfide të re, shtëpisë iu bashkua një lopë, për të cilën banorët duhet të kujdesen. Por askush nuk e kishte imagjinuar se “mysafirja” e veçantë do të shkaktonte kaq shumë rrëmujë.
E para që u zgjua sot ishte Gerta, e cila nisi ditën duke vëzhguar me kujdes lopën. Por papritur, lopa vendosi të “arratiset” duke kapërcyer gardhin e improvizuar pranë saj.
View this post on Instagram
Gerta reagoi menjëherë duke thirrur me zë të lartë: “Iku lopa!”, ndërkohë vrapoi në panik drejt dhomës së gjumit për të zgjuar Jozin. “O Jozi, zgjohu se ka dalë nga gardhi!”
Pas disa minutash, banorët arritën ta fusin sërish lopën brenda gardhit, ndërkohë që Gerta dhe Jozi nuk pushuan së qeshuri me situatën.