Tragjedi gjatë natës: Të paktën 50 viktima nga zjarri në klub, publikohen pamjet (Video)

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ku të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi zjarri në klubin e natës “Pulse” në qytetin lindor të Koçanit.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës, teksa klubi ishte i mbushur me rreth 1,500 njerëz që kishin ardhur për të ndjekur koncertin e grupit maqedonas DNK.

Sipas raportimeve, zjarri dyshohet se nisi nga mjete piroteknike të përdorura gjatë performancës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes të pranishmëve.

Në pamjet e para të publikuara nga vendngjarja, dëgjohet anëtari i grupit DNK, Panço, duke u thirrur të pranishmëve: “Dilni jashtë, do të kthehemi!”, një përpjekje për të qetësuar turmën në momentet e para të zjarrit.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar sa më shumë njerëz, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim në spitalet e Shtipit dhe Shkupit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa vendi po përballet me dhimbjen e humbjes së jetëve njerëzore.