Situata e Rizartës, e cila ndau detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka ngjallur shumë diskutime.
Ajo u shpreh se nuk ishte në dijeni që biseda e saj do të publikohej dhe mendonte se po fliste me psikologen e programit.
Pas transmetimit të klipit, Rizarta ndjeu keqardhje, sidomos për faktin që kishte folur për prindërit e saj.
Megjithatë, psikologia e “Big Brother VIP”, e ftuar në “Fan Club”, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.
Ajo theksoi se, kur takohet me banorët, ata e dinë që po flasin me psikologen dhe se takimi zhvillohet në një ambient të monitoruar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet.
Psikologia u shpreh se: “Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”.
Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar se po fliste me psikologen, psikologia refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së Rizartës.
Ajo shtoi: “Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”.