Gazetari Ronaldo Sharka ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të rikthimit të Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke bërë disa postime të njëpasnjëshme në InstaStory.
Fillimisht, ai postoi një foto ku tregonte se Egli kishte humbur mijëra ndjekës pas rikthimit, ndërsa më pas vazhdoi të postonte sa herë që numri i ndjekësve të saj binte.
Kjo ka nxitur një reagim të ashpër nga familjarët e Eglit, të cilët aktualisht menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram.
Si kundërpërgjigje, ata kanë marrë vendimin e papritur për ta bllokuar gazetarin në këtë rrjet social.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ronaldo Sharka përmes një tjetër postimi, ku ironizoi duke thënë: “Lajmi fundit: Personat që menaxhojnë faqen e Eglit, sapo më bën bllok!”