Ndodh përqafimi i papritur: “Nëse do jesh Egli e javëve të para…” (Video)

Qëndrimi i Eglit kundrejt disa banorëve të “Big Brother Vip” ka ndryshuar qysh me rikthimin e saj në shtëpi.

Ajo pati një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme me Rozanën, me të cilën ka patur një raport të mirë, e mesa duket ka vendosur të sheshojë marrëdhënien me Gertën, të cilën e ka konsideruar si kundërshtaren e parë të saj në lojë.

Teksa qëndronin në oborr, Egli dhe Gerta kanë shkëmbyer një përqafim me njëra tjetrën, ndërsa kjo e fundit i ka thënë: “Nëse ti do jesh ajo Egli e javëve të para, për mua do të jetë kënaqësi”