Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një stuhi reagimesh nga publiku.
Ndjekësit, të cilët më parë e kishin mbështetur pas largimit të saj për arsye shëndetësore, kanë shprehur zhgënjim dhe pakënaqësi për vendimin e saj për t’u rikthyer në garë. Kjo ka bërë që Egli të humbasë mbi 7 mijë ndjekës në rrjetet sociale brenda pak orësh.
Mes kritikave dhe polemikave të shumta, familjarët e saj kanë reaguar publikisht për të mbrojtur Eglin. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shkruajnë:
“Nuk është e frikshme nëse ka një turmë njerëzish kundër teje që të gjuajnë me gurë… e frikshme është nëse sheh fytyra të njohura në atë turmë.”
Ky mesazh lë të kuptohet se Egli dhe familja e saj ndihen të tradhtuar nga disa persona që dikur e mbështesnin, por tani janë bërë pjesë e kritikave.