Xheneta Fetahu ishte një ndër të ftuarat e kësaj jave në rubrikën “Trotuar” në programin “E Diell”, ku u fol rreth ngjarjeve në BBV.
Ndër të tjera biseda u ndal edhe tek Egli si dhe postimi që ajo bëri në InstaStory, ku shprehej se do të mbante një lloj tjetër qëndrimi kundrejt Gjestit.
Në lidhje me këtë u pyet edhe Xheneta, e cila u shpreh se ky është vendimi më i mirë për të pasi nuk duhet të bëjë prioritet askënd tjetër përpara vetes së saj.
Më tej, përsa i përket pjesës ku Egli është shprehur se Gjesti i kujton disi ish partnerin e saj Olsi Bylyku, Xheneta tha se nuk i duket e drejtë të krahasohen dy lidhje me njëra tjetrën, pasi edhe jashtë shtëpisë lidhjet kanë ndjeshmëri dhe situata ndryshe nga njëra tjetra.