Debatet mes Rozana Radit dhe Neda Ballukut në Big Brother VIP Albania nuk janë një gjë e re. Ato shpesh përplasen brenda shtëpisë, duke krijuar një dinamikë të tensionuar mes tyre.
Por duket se përplasjet mes tyre kanë një histori të gjatë!
Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar komente të vjetra të Rozanës, të cilat ajo i kishte bërë në Facebook në vitin 2011, kur Neda ishte një nga banoret e Big Brother Albania.
Në ato postime, Rozana e komentonte ashpër Nedën, madje duke përdorur edhe gjuhë të fortë:
“Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë se do ta shtyp me makinë… Uaaaaaa më acaroj!”
“Se di si po më mban vendi pa ja çarë ballin!”
“Më shpjegoni pak, kjo kuqja intelektuale e Ogrenit dmth çifti i tregut çam, ka keqkuptuar kur Arbana i ka thënë do shkosh t’ja shpërblesh këtij djali… Apo jam e gabuar unë?”
Publikimi i këtyre komenteve ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet, me shumë ndjekës që pyesin nëse kjo është arsyeja pse Rozana ka një qëndrim kaq të ashpër ndaj Nedës edhe tani, në BBVA.