Banorët bëjnë lopën për të qarë, kërkon largimin nga “Big Brother VIP” (Video)

Një skenë e pazakontë ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Teksa debatet mes banorëve janë bërë gjithnjë e më të ashpra dhe me tone të larta, duket se edhe lopa e fermës brenda shtëpisë nuk ka mundur ta përballojë dot atmosferën e tensionuar.

Në një moment, gjatë një debati mes banorëve, lopa është parë duke nxjerrë lot nga sytë, ndërsa Ola me Rozanën përpiqen ta qetësojnë.

Debatet e vazhdueshme dhe zhurmat e larta mund ta kenë shqetësuar kafshën, duke ngritur pyetjen nëse ajo duhet të qëndrojë ende në atë mjedis.