VIDEO/ Egli Tako shpërthen në lot pasi sheh takimin e parë me Gjestin

Mbrëmjen e sotme është hapur televotimi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Teksa pritet vendimi i publikut, në ekran janë transmetuar disa nga momentet mes Eglit dhe Gjestit, duke rikujtuar historinë e tyre brenda shtëpisë.

Një nga skenat më të ndjera ishte momenti i takimit të parë mes tyre, ku Egli u shfaq me lot në sy dhe shumë e emocionuar. Për ta mbështetur në këtë situatë, Ledion Liço i kapi dorën, një gjest që u vu re dhe u komentua nga ndjekësit.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse publiku do t’i japë një mundësi të dytë Eglit brenda shtëpisë.