Sfida e mosreagimeve vazhdon ende edhe gjatë mbrëmjes së sotme live në Big Brother Vip.
Kjo mbrëmje nisi me hyrjen e dy opinionistëve brenda shtëpisë, ndërsa banorët nuk duhet të bënin asnjë reagim.
Fillimisht Arbri u ul në krah të Gertës, duke e lënë Nedën të ulej krah Rozanës, gjë që ajo refuzoi ta bënte.
“Ulu nga kjo anë se me ty e ka dashurinë kjo (Rozana)”- i tha Neda Arbrit ndërsa Rozana po mbante qëndrimin e saj të ftohtë.