Mikela Shpendi, modelja e njohur nga Tropoja, është e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.
Pas një jave të mbushur me emocione dhe nominime të forta, publiku vendosi që ajo të largohej nga gara për çmimin e madh.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Mikela u dallua për qetësinë dhe sjelljen e saj të rezervuar.
Ajo qëndroi larg debateve dhe konflikteve që shpeshherë dominuan atmosferën mes banorëve. Megjithëse pati një qëndrim të balancuar dhe u përpoq të krijonte një ambient pozitiv, mungesa e përfshirjes në dinamikat e lojës mund të ketë ndikuar në fatin e saj brenda reality show-t.
Pas eliminimit, Mikela falënderoi publikun për mbështetjen dhe përvojën e saj në këtë eksperiencë unike.
Teksa u përcoll te dera për të dalë, banori i shumëpërfolur, Gjesti, filloi të qante dhe të aktronte sikur po mërzitej, derisa u zbulua se ishte për shaka dhe filloi të qeshte me të madhe.