Një javë pas daljes së saj nga BBV, Egli Tako duket se është gati t’i rikthehet sërish garës.
Për të është hapur tashmë një televotim, ku publiku do të vendosë nëse ajo do të rikthehet ose jo në shtëpi.
Egli u shpreh se arsyeja që do të hyjë sërish në shtëpi është për të rivendosur dinjitetin e saj në vend dhe të jetë vajza që hyri në fillim.
Ajo shtoi se do të largohet nga ajo shtëpi me kokën lart dhe të rregullojë atë çka i ka shkaktuar familjarëve të saj, pasi siç ajo tregoi, familjarët ishin në gjendje të keqe për shkak të sjelljes së saj me Gjestin brenda shtëpisë.