Egli Tako e thotë publikisht: “Dua të rikthehem në Big Brother për këtë arsye…”

Egli Tako është e pranishme mbrëmjen e sotme në studion e Big Brother VIP Albania, disa ditë pasi ndrëpreu garën.

Ajo foli për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa më tej deklaroi se kërkon t’i rikthehet garës.

Dua të futem në Big Brother për të kthyer dinjitetin tim, ashtu siç e nisa. Dua të dal me kokën lart, si ajo vajza që hyri“, u shpreh Egli.

Më tej e prekur Egli u shpreh për familjarët e saj duke thënë: “I gjeta të shkatërruar, dhe veten time e gjeta të shkatërruar”.

Për hyrjen e Eglit në Big Brother u hap një televotim, dhe vendos publiku për rikthimin e saj në shtëpi.