Që nga dje, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur sfida e mosreagimit.
Fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno u fut dje dhe puthi një nga banorët, Laertin.
Për më tepër, u transmetua edhe intervista e Jozit për Loredanën jashtë, shoqëruar me këngën dedikuar asaj të cilën Loredana e kuptoi për herë të parë.
Por, një nga ‘bombat’ duket të jetë ruajtur për ditën e sotme.
Sipas Prive, Xheneta mund të jetë ‘sfida’ e radhës që futet sot në shtëpinë më të famshme.
Diçka e tillë është lënë të kuptohet përmes një story teksa bëhet gati me grimin në Tiranë.
”Bëni kokoshkat gati!”– shkruhet në InstaStory-n e ripostuar nga Xheneta.
Gjithë sy e veshë drejt takimit me Gjestin në shtëpi që pa diskutim do të ofrojë momente shumë të forta televizive.