Si reagoi Gjesti? Xheneta Fetahu futet në Big Brother VIP Albania (Video)

Pas hyrjes së papritur të Egla Cenos, sonte në shtëpi është futur Xheneta Fetahu, duke lënë banorët të habitur dhe të papërgatitur.

Kjo lëvizje është pjesë e sfidës së mosreagimit, e cila po teston vetëkontrollin e banorëve ndaj ngjarjeve të papritura.

Ndërsa shumica e banorëve u dukën të befasuar, një vëmendje e veçantë iu kushtua reagimit të Gjestit.

Ai e ka vëzhguar Xhenetën, por nuk i ka folur, duke u përpjekur të ruajë qetësinë dhe të mos thyejë rregullat e sfidës.