Ish-fituesi i Big Brother Albania, Jetmir Salaj, ka vendosur të provojë veten në një tjetër garë, këtë herë në politikë.
Ai do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Partia ka dorëzuar zyrtarisht listën e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihet edhe emri i Salajt.
Ky vendim ka marrë vëmendjen e publikut, pasi Jetmiri njihet për eksperiencën e tij në reality show dhe për mbështetjen e madhe nga publiku gjatë edicionit të Big Brother.
Përveç Salajt, edhe dy ish-banorë të Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri dhe Fotini Derxho, janë në garë për një vend në parlament.