Olsi Bylyku ka publikuar ditën e sotme këngën e tij më të re të titulluar “Drama”.
Mirëpo të gjithë komentuesit janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”.
Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së BBV.
“Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata”- thuhet në një pjesë të tekstit.
Nga ana tjetër Olsi ka vendosur t’i injorojë këto komente, edhe pse disa prej tyre e kanë akuzuar se po përfiton nga situata e Eglit me rrugëtimin e saj në BBV.