Sot, më 13 mars 2025, ka nisur zbatimi i vendimit të autoriteteve shqiptare për bllokimin e aksesit në platformën TikTok.
Ky vendim u mor pas shqetësimeve lidhur me ndikimin negativ të kësaj platforme te të rinjtë, veçanërisht pas një incidenti tragjik ku një adoleshent humbi jetën pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.
Aktualisht, disa përdorues në Shqipëri raportojnë se, kur përpiqen të hyjnë në faqen e TikTok përmes shfletuesve, hasin mesazhin “this site cannot be reached”. Megjithatë, aplikacioni ende funksionon për disa prej tyre.
Ky fakt tregon se procesi i bllokimit është në fazë tranzicioni dhe se është çështje kohe deri në mbylljen totale të aksesit në TikTok në Shqipëri.