Çudit Gjesti, shprehet i bindur: “Bullgaria është kryeqytet i Serbisë…”

Mbrëmjen e kaluar, banorët e Big Brother VIP Albania u përfshinë në një debat të ashpër, ku një moment i papritur shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën se si etiketon banorët e tjerë.

Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u përpoq të justifikonte fjalët e tij, por ndërkohë bëri një gafë të bujshme në gjeografi.

Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!” – deklaroi ai me bindje.

Rozana ndërhyri menjëherë për ta korrigjuar, duke i thënë se kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia, por Gjesti nuk u tërhoq dhe këmbënguli në deklaratën e tij:

Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë.”

Ky moment shkaktoi reagime të shumta nga banorët, ndërsa në rrjetet sociale, ndjekësit nuk vonuan të ironizonin gafën e tij.