Një tjetër situatë e tensionuar ka “tronditur” shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, duke ndezur reagime të forta nga publiku.
Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli u përfshinë në një përplasje verbale, situatë e cila degradoi pasi Gerta “i shkuli” flokët Valbonës.
Ky veprim mund të konsiderohet si akt dhune, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin e Vëllait të Madh në lidhje me këtë incident.
Nëse ndjekim precedentët e mëparshëm të programit, ka gjasa që të ketë masa ndëshkuese, përfshirë edhe përjashtimin e mundshëm të Gertës nga gara.