Pasi puthi Laertin, Egla merr vëmendje me veprimin e papritur: “Më kishte marrë malli…” (Video)

Mbrëmjen e djeshme, Ledioni njoftoi banorët se do të përballen ditën e sotme me situata të ndryshme në shtëpinë e Big Brother VIP, mirëpo nuk duhet të reagojnë për të mos ulur çmimin e madh.

Fituesja e sezonit të tretë, Egla Ceno hyri paraditen e sotme në shtëpi, ndërsa ka puthur në buzë Laertin e më pas ka shkuar menjëherë te vaska, vendi ku kalonte shumë kohë edicionin e kaluar.

Ndërkohë banorët po i rezistojnë provës së “Vëllait të madh” për të shmangur kontaktet me hyrjet e reja në shtëpi.