Një ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bëhet fjalë për Fotini Derxhon, vajzën simpatike nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pas një jete në emigrim i hyri biznesit dhe më pas spektaklit televiziv përmes Big Brother.
Ajo mori pjesë dhe fitoi në Big Brother Albania 9, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.
Fotini Derxho kryeson listën e kandidatëve nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.