Një moment i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, kur banori Kelly, teksa ishte i përfshirë në një debat, papritur nxori diçka nga goja.
Pamjet u bënë menjëherë virale, duke ngritur dyshime mes ndjekësve të reality show-t.
Disa janë të bindur se Kelly-t i ka rënë një dhëmb, ndërsa të tjerë mendojnë se thjesht ka pështyrë pa dashje.
Në rrjet, komentet nuk kanë munguar, ku shumë e kanë marrë me humor situatën, ndërsa të tjerë janë shprehur të habitur nga ky incident i pazakontë në mes të spektaklit të drejtpërdrejtë.