Pas spekulimeve të shumta që qarkulluan në rrjet mbi vërtetësinë e sëmundjes së babait të tij, Bani ka vendosur t’i japë fund thashethemeve duke publikuar një provë të qartë.
Në një postim në Instagram Story, ai ndau një foto ku konfirmohet se babai i tij, Ndoi, është shtruar në spital më 4 mars në Chelsea & Westminster Hospital.
“Babi Ndoi, me dt 04 Mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem. Po e publikoj, Babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim.“, shkroi ai në postim.
Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj kritikëve që dyshuan se sëmundja e babait të tij ishte një justifikim për daljen nga Big Brother VIP Albania.