Gjatë një bisede në Big Brother VIP Albania, Danja Koka ka ndarë disa detaje të reja rreth karrierës së saj, duke treguar se përveç modelingut, ajo ka një angazhim profesional krejt ndryshe.
Në një bisedë me Gjestin, Danja ka treguar se ajo punon në Bashkinë e Tiranës si specialiste, një detaj që ka habitur shumë shikues.
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”, u shpreh ajo gjatë bisedës.
Ky informacion ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi shumica e njerëzve e njihnin atë më shumë si modele dhe nuk e kishin imagjinuar në një rol administrativ.