Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, banorja Anisa Veseli ndau me publikun një rrëfim të dhimbshëm të jetës së saj.
Ajo tregoi se vuan nga sëmundja e skoliozës, trajtimi i së cilës kërkonte 200 mijë euro.
Sakaq, produksioni i BBVK i premtoi Anisës trajtimin e sëmundjes, gjë që mesa duket ishte vetëm një gënjeshtër.
Me anë të një videoje të postuar në TikTok-un e saj, Anisa la të kuptohet se e gjitha ka qenë vetëm për klikime.
“Klinika ka vendos me ta kry operimin”- ka shkruar ajo në video, ndërsa ka përdorur audion virale “ishte gënjeshtër”.
Në përshkrimin e videos Anisa ka shkruar “së shpejti keni me kuptu shumë sene çka ka ndodh këto kohë”, ndërsa më pas ka pëlqyer komentin e një ndjekësi i cili shkruan: “Kanë përdorur sëmundjen tënde veç për klikime, gjest i ulët”
Një pjesë e rrëfimit të Anisës në BBVK:
“E kam parë në pasqyrë shpinën, jam kthyer anash në anën e majtë dhe e pashë njërën pjesë të shpinës më të ngritur. Shkova te mami dhe i thashë më shiko, se diçka nuk është në rregull me mua, mos jam vrarë. Momentin që doktori e ka pa shpinën time, ai i ka thënë nënës time qysh keni mundur ta lejoni fëminë tuaj në këtë gjendje, mos t’i bëni ndonjë kontrollë… Kemi shku në doktorë të ndryshëm dhe njëri nga ta tha se kjo që e ka, është shumë problem të rikuperohet apo të shërohet me fizioterapeutë, por ne do të mundohemi që të bëjmë gjëra që kjo të ndihet më mirë. Sëmundja ime është skolioza dhe klifoza e dyfishtë, e kam nga pjesa e qafës deri te boshti i kukave! “