Prej largimit të saj të papritur nga Big Brother VIP Albania, emri i Egli Takos ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.
Largimi i saj ka sjellë një sërë teorish dhe spekulimesh, ndërsa shikuesit vazhdojnë të pyesin: A do të rikthehet Egli në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?
Modelja Sara Gjoka, një nga mikeshat e Eglit, ka ndarë disa mendime lidhur me këtë çështje gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”.
Ajo theksoi se ka dëgjuar shumë teori rreth asaj që po ndodh me Eglin pas largimit të saj nga formati.
“Thashetheme kam dëgjuar pafund, që thonë se është në gjendje shumë të keqe, madje edhe në spital për shkak të problemeve mendore. Por ka edhe teori që sugjerojnë se Egli nuk ka dalë fare nga shtëpia e Big Brother-it dhe ndoshta kjo është thjesht një strategji e produksionit. Pra, mund të jetë e izoluar diku dhe të rikthehet në një moment të dytë,” – u shpreh Sara.
Sipas saj, një rikthim i Eglit në lojë duket pak i mundshëm për shkak të gjendjes së saj emocionale, por gjithçka mbetet e hapur deri në një njoftim zyrtar nga produksioni.