Pas incidenteve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti u përfshi në një konfrontim fizik me banorët Ola dhe Vserlo, është ngritur pyetja nëse ai do të largohet nga shtëpia gjatë spektaklit të sotëm.
Në raste të ngjashme, si incidenti me Gerta Gixharin, produksioni ka ndërhyrë me masa disiplinore, duke rezultuar në skualifikimin e saj nga gara.
Duke marrë parasysh precedentin e mëparshëm, është e mundur që produksioni të marrë masa të ngjashme edhe ndaj Gjestit.
Megjithatë, vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur gjatë spektaklit të mbrëmjes.