Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 vijon të jetë qendra e debateve dhe dinamikave të forta.
Një nga ngjarjet që ka bërë bujë së fundmi është situata mes Gjestit dhe Eglit, ku këngëtari u bezdis një natë nga nishani i Eglit, duke shkaktuar reagime të shumta.
Kjo temë u diskutua edhe në emisionin “E Diell”, ku e ftuar ishte Xheneta Xhetahu, ish e dashura e Gjestit. Modelja nuk i kurseu ironitë ndaj tij, duke thënë se nëse do të ndodhte një gjë e tillë me të, “do t’ia shkulte flokët”.
“Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët,” u shpreh Xheneta me humor, duke nënvizuar se Gjestit i mungon mirënjohja ndaj një vajze që sillet mirë me të.
Ajo shtoi më tej: “Vazhdoj të mendoj njësoj, ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të.”
Edhe pse më herët Xheneta deklaroi se nuk do të merrej më me Gjestin, ajo vijon të komentojë situatat e tij brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Egli Tako është larguar nga Big Brother disa ditë më parë për shkak të gjendjes së saj emocionale, e cila u rëndua nga raporti me Gjestin.