Largimi i Ledion Liços nga prezantimi i sezonit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania ka sjellë një valë spekulimesh mes ndjekësve, të cilët po diskutojnë se kush mund ta zëvendësojë atë në këtë format të ndjekur.
Një ndër emrat që ka nxitur debat është Dea Mishel, ish-banorja e BBVA2.
Ajo ka ndarë në Instagram një pyetje nga ndjekësit, ku u pyet nëse do të jetë ajo prezantuesja e ardhshme e formatit. Përgjigja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “Manifestojeni për mua”.
Megjithatë, Dea nuk dha ndonjë informacion konkret për këtë mundësi, duke lënë hapësirë për spekulime.
Ndërkohë, ndjekësit vazhdojnë të hedhin hipoteza mbi atë që do të marrë drejtimin e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.