Situatat e fundit në Big Brother VIP Albania 4 kanë shkaktuar polemika të shumta, sidomos pas skenave ku Laerti puthi në buzë Gjestin dhe më pas shkëmbente një tjetër puthje me Aldon.
Ky moment ka sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale, por komenti më i ashpër ka qenë ai i Fation Kuqarit, ish-banori i BBVA3.
Në një postim në Instagram, ai ka shprehur hapur zemërimin e tij, duke e quajtur këtë veprim si një mesazh të gabuar për publikun:
“Nja ca plera po puthen buzë më buzë dhe po iu duket normale. Të jesh BQ nuk është normale. Zoti ka bërë Evën dhe Adamin dhe këta po e promovojnë sikur është gjëja më normale. Mjerë ne çfarë po shikojmë dhe çfarë po promovohet nga vetë artistët, po puthen nëpër buzë, iu duket luks i madh. Po promovojnë te rinia shqiptare diçka shumë të gabuar. Turp!”