Largimi i Egli Takos nga Big Brother VIP Albania 4 ka surprizuar publikun dhe ka ndezur debate të shumta në rrjet.
Prej ditësh, ky zhvillim është tema kryesore në mediat rozë, me fansat që vazhdojnë të spekulojnë për të ardhmen e saj.
Së fundmi, një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se ajo ndodhet në jug të Shqipërisë me një mikeshë të saj, ka ngritur edhe më shumë dyshime. Por çfarë nëse Egli nuk është larguar përfundimisht nga loja?
Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, opinionisti i Fan Club, Ronaldo Sharka, ka ndezur spekulimet duke sugjeruar se Egli mund të rikthehet në BBVA4.
A mund të ndodhë një rikthim surprizë?
Edhe pse një gjë e tillë mund të duket e pamundur, Sharka thekson se formate të ngjashme të Big Brother në botë kanë aplikuar rikthimin e banorëve, madje kjo formulë është përdorur edhe në edicionet e kaluara të BBVA.
“Përshtypja ime personale është që Egli edhe mund të rikthehet. Edhe mos u habisni nëse rikthehet, edhe nëse shanset për të fituar janë të larta.”
Ndërkohë, një tjetër teori që po qarkullon në rrjet është se Egli mund të jetë e izoluar në një dhomë sekrete dhe do të rikthehet me një mision të veçantë. Megjithatë, Sharka nuk e mbështet këtë teori, por thekson:
“Disa mendojnë që ajo është e izoluar në një dhomë. Unë këtë nuk e besoj, por mendoj që mund të rikthehet.”