Egli do të rikthehet sërish në Big Brother? Deklarata e papritur e Ledionit

Një deklaratë e Ledion Liços gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania 4 ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve.

Moderatori tha se “mezi presim që Egli të shërohet dhe të rikthehet sërish në Big Brother”, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën për një rikthim në shtëpinë e spektaklit apo vetëm për një prani në studio.

Kjo deklaratë ka sjellë shumë spekulime, pasi Egli u largua nga gara për arsye shëndetësore, por mbetet një nga personazhet më të përfolur të këtij sezoni.

Tani, fansat pyesin veten: A do të rikthehet ajo si lojtare apo thjesht si e ftuar në emisionet Prime?

Për momentin, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë, por pritet që në javët e ardhshme të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Eglit në këtë format.