I ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, Redon Berani foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe raportin e tij me Eglin.
Ish-banori u shpreh se për shkak të qëndrimit të tij të shkurtër në lojë, arriti të krijojë vetëm një lidhje të afërt, pikërisht me Eglin, të cilën vazhdon ta mbështesë edhe pas daljes.
Gjatë intervistës, Redoni u shfaq i habitur kur u përmend një mesazh që ishte shfaqur në emisionin “Big Love”, duke u prezantuar si i dërguar nga ai. Ai mohoi çdo përfshirje, duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij pa dijeni.
“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë unë ai. Por nëse emri im është përdorur për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur në atë mënyrë, sepse mund të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke krijuar”, u shpreh Redoni.
Deklarata e tij ka nxitur diskutime mes ndjekësve të formatit, të cilët pyesin nëse bëhet fjalë për një keqkuptim apo për një manipulim të qëllimshëm me emrin e tij.