Pas incidentit të bujshëm ku Zebërvoki u sfidua nga disa persona në një lokal, ish-banori i Big Brother VIP Albania ka reaguar publikisht.
Në një postim të gjatë, ai shprehet se falë eksperiencës dhe përgatitjes psikologjike e fizike, arriti të ruante qetësinë dhe të menaxhonte situatën pa pasoja të rënda.
Zebërvoki thekson rëndësinë e gjakftohtësisë, duke këshilluar që askush të mos bëjë veprimin e fundit të parin, pasi një moment impulsiv mund të ketë pasoja të përjetshme.
Reagimi i tij i plotë:
“Në lidhje me kamerën e fshehtë që mu bë, i jam shumë mirënjohës eksperiencës ndër vite të punës sime, që e dua aq shumë, sepse nëpërmjet profesionalizmit dhe përgatitjes psikologjike e fizike, arrita të menaxhoj më së miri një situatë që në dukje më kërcënonte sigurinë time, por që mund të kishte qenë fatale për persona të tjerë.
Në aq shumë situata të ngjashme sa më ka përplasur kjo punë, kam arritur të kuptoj rëndësinë e momentit dhe ruajtjen e gjakftohtësisë dhe vigjilencës në çdo lloj rrethane.
Andaj, do ju lutesha të gjithëve ju që jeta mund t’ju përplasë në situata të ndërlikuara, mos bëni veprimin e fundit të parin, sepse historia ka treguar që për çfarë dikush ka bërë në nerva e sipër në një sekondë, i duhet t’i jetë pishman gjithë jetën.
Ruani durimin duke marrë masa për ruajtjen e sigurisë së vetes suaj dhe jini largpamës në çdo situatë. Mendoni për veten tuaj dhe njerëzit tuaj të zemrës, sepse momenti nuk të fal!
Zoti na ruajt e na bëftë të durueshëm…”