G Bani ishte sot i ftuar përmes një lidhjeje Skype në emisionin “Fan Club”, ku foli për gjendjen shëndetësore të babait të tij dhe sqaroi disa deklarata të tij që janë bërë virale në rrjet.
I pyetur nëse është ndjerë i zhgënjyer nga sjellja e banorëve, përfshirë edhe Danjën, ai theksoi se ka vendosur ta lërë atë të qetë dhe të mos merret më me këtë temë.
“E para punës, nuk mundet nga njëra anë në prime të kritokohem dhe të gjykohem që nuk duhet as t’i flas fare Danjës apo të merrem me të, nga ana tjetër duhet t’u përgjigjem pyetjeve për intervista. Tani ose duhet të lëmë Danjën rehat ose jo. Unë kam vendosur që të lë Danjën rehat, kështu që nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetje në mënyrë specifike.,” – u shpreh ai.
Sa i përket marrëdhënieve me banorët e tjerë, G Bani theksoi se nuk zhgënjehet më nga askush, duke përmendur edhe hipokrizinë që, sipas tij, ekziston brenda formatit dhe në studiot televizive.
“Nuk besoj se më zhgënjen më njeri në atë format, me këtë hipokrizi dhe dyfytyrësi. Madje nuk më zhgënjejnë as të ftuarit nëpër studiot televizive dhe tek emisioni yt, jo më pjesëmarrësit në shtëpinë e Vëllait të Madh,” – shtoi ai.