Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Trotuar”, ku ka folur hapur për shumë tema që kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjatë dhe pas qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme.
Gjatë intervistës, Xheneta iu përgjigj edhe pyetjeve nga publiku, të cilat nuk munguan në numër dhe në natyrën e tyre provokuese.
Një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte ajo që kishte të bënte me Gjestin, këngëtarin me të cilin Xheneta krijoi një lidhje të veçantë brenda BBVK-së.
Një përdorues në rrjet e pyeti drejtpërdrejt: “A do të bëje një fëmijë me Gjestin?”
Pa hezitim, Xheneta u përgjigj qartë dhe prerë: “Jo.”